
Mbrëmë të tradhtova: Poezi nga Alban Tartari
Mbrëmë në mesnatë
Të tradhtova
E vetmja ime
Unë, besëshkeli i prapë.
Si durova dot bukurisë
Si qëndrova dot vetmisë
Mëkatit që brenda meje lëviz.
Ty të harrova për një çast,
Një çast i shushatur!
Ndërsa “mikja” hynte nga dritarja e hapur.
Harrova që Ti…
Ti je ajo që ma stolis ëndërrën…
Mbrëmë të tradhtova
E vetmja ime
Me të bukurën
Vetmitaren,
Hënën…
ObserverKult
Lexo edhe:
Luan Rama: A e keni provuar shijen e tradhëtisë?
A e keni provuar vallë shijen e tradhëtisë
ç’shije ka më thoni
vallë shije dheu squfuri karboni
lotësh apo gjaku?
Jo atë të gëzimit të çastit
harbimit të një seksi kalimtar
të një dehje efemere
por atë të tradhëtisë së shpirtit
ku jeta tënde nuk ka më kuptim
veluri është zbehur e shuar
e jeta i ngjan një mali të hirtë që rëndon sa bota
është hija që ecën në një fill të nderur
mbi nje humnerë zije
një ecje e rrezikshme midis jetës dhe vdekjes
ku ti mund të biesh nga çasti në çast.
Poezinë e plotë të Luan Ramës e gjeni KETU
ObserverKult
Askush nuk është tradhëtuar ndonjëherë nga dashuria e pastër
Ata që jetojnë nga dashuria, jetojnë përgjithmonë. (Emile Verhaeren)
Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë. (Ph. Sidney)
Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz)
Kliko per me shume KETU
ObserverKult