Poezi nga Alban Tartari
deti ka dashuri të madhe
aq sa të mbyt
dhe gjemitë e mia dridhen mes dallgëve
pështyma më thahet në fyt
lëri shirat – të lutem
dashura jote
më mbyt…
mos e dashuro as gënjeshtarin det
në një ditë kur qielli
dhe pelerina jote
heshtas rrjedh
sytë përtej dallgëve mos i tret
se shpirtin dalëngadalë ta vjedh
dhe ne breg kufome mbet.
mos!
mos e dashuro bukuroshin det…
ObserverKult
lexo edhe: