Albana Beqiri: Unë e di, lamtumirat nuk janë të lehta

albana beqiri vdekja

Unë e di,
lamtumirat nuk janë të lehta,
të rëndë e kanë hapin,
mundues mendimin
të trishta janë,
verdhësi e dritave të zbehta
të ftohta si acar që paturpësisht
e vesh dimrin.
krah të thyer zogjsh janë lamtumirat
që tendosen qiellit tek e nisin
shtegtimin
nuk u iket, por duhet,
nuk mund të rrinë më
prandaj nisen,
si hija zhduken, ikin…

ObserverKult


albana beqiri

Lexo edhe:

ALBANA BEQIRI: NUK MUND TA BESOJ SE BURRI I SHTRIRË NË ATË ARKIVOL ËSHTË IM ATË…

Për kurrgjë në botë, nuk mund ta besoj se burri i shtrirë në atë arkivol është im atë. Ai nuk është im atë, kurrsesi nuk është im atë. Nuk mund të jetë im atë. Aq shumë ia përsëris vetes këtë fjali, sa pothuaj filloj ta besoj edhe vetë. Rrotull meje sillen plot njerëz, të njohur apo të panjohur, të cilët nuk më bëjnë kurrfarë përshtypjeje. Ata nuk mund ta kuptojnë pse ai burrë i verdhur e pa pikë gjaku në fytyrë nuk mund të jetë im atë. Ata kurrë nuk do ta kuptojnë këtë, prandaj edhe nuk preokupohem me prezencën e tyre të pazakontë në shtëpinë tonë të madhe.

E vërteta është se në këto momente që ma kanë turbulluar mendjen e shpirtin që dhemb, nuk dua të mendoj fare për ta. Thjesht e injoroj praninë e tyre zhurmuese dhe arsyen reale pse janë aty. Tash jam bindur plotësisht se burri i shtrirë në atë arkivol nuk është im atë dhe kjo më bën të ndihem e huaj në atë zallamahi qarjesh e lotësh të pafund. Prandaj ndoshta edhe nuk qaj, si bëjnë gjithë të tjerët rrotull meje.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult