Albërie Hadërgjonaj: Mirësia dhe e vërteta (teksti dhe kënga)

Pse sytë e nënës janë mbuluar me lotë
Ti pse vallë na ke harruar o zot
Pse toka ime e bekuar nuk çel
Pse dielli rri kaq i menduar kur del.

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë
Vajza të reja me vello zije shikojmë
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq.

Zotin nga gjumi unë dua ta zgjoj
Zemër lënduar për ju sot këndoj
Dua t’i lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çliroj nga ky mallkim.

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta.