Albina Gjergji: Eja më duej shpirt…

Poezi nga Albina Gjergji

Eja më duej shpirt.
Më dhemb koha që tretet në pritjen
Me u dhanë pa pyetë
Si,
A
Qysh
Duhet
Me u dashtë (?)

Hiqe pallton gri
Që veshë i ke qiellit tonë
E t’vrapojmë në rrugën e t’amlit
Mbi re. Yjet presin me u mbledhë
E shporta don mbushë
me ngjyrë të kuqe…

Jepma dorën zemër
Dorën ma jep
Të bajmë sikur dimni ka ikë
E që pranverën pa e kena
T’u’j ardhë qysh në shkurt.

Eja më duej o shpirt
Se në qiellin e syve tuej
Qëndroj si Diell
E në ty
Duhet me mbërrijtë bashkë…

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBINA GJERGJI: LUMTURIA JEME S’KA ZGJATË KURRË SHUMË!

Lumturia jeme
S’ka zgjatë kurrë shumë !

Maksimumi helikash ka fluturue
Nën nji qiell.
Mbi re.
Djathtas diell.
E në pranga Ne…

Që numërojmë
Rrotullimet e mullinit
të kohës.
Tue na shtrydhë
E vullnetesh ndrydhë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

ALBINA GJERGJI: JU BETOHEM, AJO NUK ISHTE NANË E ZAKONSHME…

Para shumë vjetësh, por jo fort-fort moti në kohë, bash atëherë kur kamba më shpohej ma thellë se shpirti sot, kam pasë njohtë nji nanë, që sa herë i qante zemra, merrte rrugën për në kishë. Avitte derën e kullës së vjetër, mshefte flokët poshtë shamisë së zezë e, mbasi u kish thanë «si keni njehë?» komshijve, ngulte e shkulte shkopin e pleqnisë në tokë. Kur mbas gardhit – sebep shekullor sherrnajash – ia ndieja trokun..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU