Albina Gjergji: Na ka ndrrue “rolet” jeta nanë!

albina gjergji jeta

Na ka ndrrue “rolet” jeta nanë
Tash jam unë ajo
që t’përkundi n’djepin
e andrrave ty!

Flej…

Edhe sonte m’ke mu
Edhe nesër
Mbasnesër…
Mbas nji viti…
Përtej jetës e vdekjes!

Edhe n’botën tjetër
kam me t’vu n’gjumë
tuj ta tretë mendjen…
si fmisë!

Ule kryet’ n’prehnin tem nanë
E di që s’feston ma.

ObserverKult

Lexo nga e njëjta autore edhe:

ALBINA GJERGJI: M’LE ME T’DASHTË PASH HATRIN E ZOTIT…
ALBINA GJERGJI: EJA MË DUEJ SHPIRT…

Lexo edhe:

GANDI: “JETA NUK ËSHTË TË PRESËSH QË TË KALOJË STUHIA, POR TË MËSOSH TË KËRCESH NËN SHI”

mahatma gandi jeta
Mahatma Gandhi

Ka raste kur jeta na vë në provë të vështirë dhe duket sikur stuhia nuk do të marrë fund kurrë. Ashtu siç nuk mund të menaxhojmë një stuhi, në të njëjtën mënyrë nuk mund të kontrollojmë sëmundjen, vdekjen.

Ose një virus, potencialisht vdekjeprurës, që na mori jetën, lirinë tonë, të dashurit tanë, brenda dy muajve. Atëherë, çfarë mund të bëjmë? Të revoltohemi? Tashmë, nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të mundshme.

Pra, të revoltohemi, por si? Kriza ekologjike globale na vë të gjithëve, ne qenieve njerëzore, para një situate që nuk ka ngjarë kurrë më parë. Kurrë, në dy milionë vjetët e pranisë së species tonë në tokë, jeta nuk është kërcënuar në këtë mënyrë. Drejpërdrejt, plotësisht, madje edhe në parim.

Ajo që na këshillon Gandi është të mos nënshtrohemi, të jetojmë plotësisht, pavarësisht stuhisë. Por, jo vetëm kaq. Stuhia, madje, mund të na provojë, se është një mundësi për të mësuar të kërcejmë…

Gandi, ati udhëheqës drejt paqes

Në fund të shekullit XIX, Britania e Madhe konsolidoi perandorinë e saj koloniale në Indi, më e madhja dhe më e rëndësishmja e kolonive evropiane në Azi. Në po ato vite, mendimi revolucionar i Gandit, Mahatma, bëri rrugën e vet ashtu siç u mbiquajt nga ndjekësit e tij në të gjithë botën. Përmes formave të reja të luftës, Gandi ishte në gjendje të udhëzonte popullin indian për të arritur pavarësinë në 1947. Në luftën kundër imperializmit, Mahatma arriti të mbledhë mijëra shpirtra që e përbënin shoqërinë indiane nën një qiell të vetëm, në emër të rrënjëve të lashta të përbashkëta shpirtërore indiane.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult