Albina Gjergji: Eja më duej shpirt…

Eja më duej shpirt.
Më dhemb koha që tretet në pritjen
Me u dhanë pa pyetë
Si,
A
Qysh
Duhet
Me u dashtë (?)

Hiqe pallton gri
Që veshë i ke qiellit tonë
E t’vrapojmë në rrugën e t’amlit
Mbi re. Yjet presin me u mbledhë
E shporta don mbushë
me ngjyrë të kuqe…

Jepma dorën zemër
Dorën ma jep
Të bajmë sikur dimni ka ikë
E që pranverën pa e kena
T’u’j ardhë qysh në shkurt.

Eja më duej o shpirt
Se në qiellin e syve tuej
Qëndroj si Diell
E në ty
Duhet me mbërrijtë bashkë…