Albina Gjergji: T’lutem mos m’duj kaq fort!

albina gjergji jeta

Poezi nga Albina Gjergji

T’lutem mos m’duj kaq fort!
Kam frikë se dashnia
Ka me na largu
Ma shumë se ç’jena!
Si n’përplasjen e shikimit
Tonë të parë,
Ku për dreq t’i rroka
Sytë me shpirt.
Pa e dit’ se… bash
Ky shpirt që sonte
Djegë
Kishte
Me m’lanë t’verbër
përgjithmonë!

ObserverKult

————————————

Lexo edhe:

BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME SHKUE N’SHTRAT…