Albina Idrizi: Unë të dua

O qenie e brishtë
Prej njeriu
Që aq ëmbël di t’u hidhërohesh
Gjërave të vogla, të imta të jetës
Kur bijnë mbi ëndrrat tua
Si guralecë rrëshqitës
Shkëmbinjve të lartë
Të cilët nuk kapen dot
Nga shikimi yt
Dhe shpeshherë i trembur
Godet në vend të përqafimit
Kafshon në vend të puthjes
E ik, ik diku larg vetes
Strukur në një fytyrë tjetër
Me tehun e piskamës
Më të lashtë se sanskrishtja
Që të tradhëton nga pas
Unë…gjithsesi, të dua!

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM GJAKOVA SHPALLET FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”

Shkrimtari Agim Gjakova është shpallur sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas ars klubin “Beqir Musliu”, transmeton ‘epoka e re’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


MINISTRIA E KULTURËS NDAN ÇMIMET PËR LETËRSI, JA KUSH JANE FITUESIT

Nesër për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi, për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019.

Sipas njoftimit për media, ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, në orën 13:00.

1. Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet znj. Sabile Keçmezi – Basha;

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet z. Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe znj. Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

MKRS njofton se që çmimet do të ndahen si vijon:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult