Ndoshta mund të jetohet edhe nga dashuria, mund të jetohet me poezi, mund të jetohet për një mimozë të humbur ose për një vështrim që na la.
Një gjë po ju them, gra që jetoni me punën tuaj dhe heshtjen tuaj të përjetshme: ju që keni pirë lotët e kaq shumë ndarjeve, mos lejoni që forcat e gjalla të çmendurisë të hyjnë në dhembjen tuaj dhe t’i shndërroni në pako dhuratash për ata që nuk ju dëgjojnë.
Një degëz mimoze të gudulis hundën:
është teshtima e shëndetshme e Prillit dhe ty të hapet goja, gogësin.
Ndoshta është më mirë të rilindësh në jetë?
Po, është më mirë të rilindësh në kohë të tjera.
Ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
ALDA MERINI: GRATË DUAJINI TUJ E DITË SE NEVOJË NUK KANË: VETVETËS DINË M’I MJAFTUE…
Poezi nga Alda Merini
Ka gra…
Pastaj ka gra, gra…
Ato nuk duhet me provu m’i kuptue,
kish’ me kanë një betejë e humbun n’fillesë.
Duhesh m’i pranue, qaq.
Duhet m’i marr e puthë, mos me iu dhanë kohë, kohën me u mendue.
Me i pushtue duhesh n’përqafim
që dahun ua ndal e frikën që din me t’rrëxue një herë të vetme,
veç një herë, pa zà, zà t’fikun. Sepse marrohen prej dobësive t’veta e,
pasi i kanë pëshpëritë para nesh vuajnë – në nji agoni
të ngadal’t e t’pa fjalë – me mendimin se, tuj zbulue fytyrën, tuj
kallxue femsinë e
tuj u shfaqë në nevojë për një çast të mos marres,
kanë me pa shpatullat tua të kthyme e hapat tu
n`largim.
Prandaj, afroni dhe duajini, ato. Duajini të veshuna, se
zdeshun tana janë të mira.
Duajini t’pa mbrojtuna e t’pa makiazh qysh janë, se nuk e din kurr
kur sytë e një gruaje kanë me gjetë mburojen mas velos së një pudre.
Duajini kur janë të përgjumuna, t’plagosuna e gjumi i këputë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult