Poezi nga Alda Merini
Nuk kam nevojë për para.
Kam nevojë për ndjenja,
për fjalë, fjalë të zgjedhura me sqimë,
për lule të quajtura mendime,
për trëndafilë të quajtur- më rri pranë,
për ëndrra që pemët banojnë,
për këngë që i bëjnë statujat të vallëzojnë,
për yje që murmurisin në veshin e të dashuruarve.
Kam nevojë për poezi,
kjo magji që djeg vrazhdësinë e fjalëve,
që zgjon emocione dhe krijon ngjyra të reja.
Poezia ime është po aq e gjallëruar sa zjarri
që i përshkon gishtat e mi si rruzare
Nuk lutem sepse jam poeteshë e fatkeqësisë
që hesht, ndonjëherë, në dhimbjet e lindjes brenda orëve
jam poetesha që klith dhe luan me klithmat e saj,
jam poetesha që këndon dhe nuk gjen fjalë,
jam kashta e thatë mbi të cilën bie tingulli,
jam ninanana që i bën bijtë të qajnë,
jam krenaria që e lejoj të rrëzohet,
manteli metalik i një lutje të gjatë
prej zisë së kaluar që nuk sheh dritën.
Shqipëroi: Elida Buçpapaj
ObserverKult
Lexo edhe:
ALDA MERINI: GRATË DUAJINI TUJ E DITË SE NEVOJË NUK KANË: VETVETËS DINË M’I MJAFTUE…
Ka gra…
Pastaj ka gra, gra…
Ato nuk duhet me provu m’i kuptue,
kish’ me kanë një betejë e humbun n’fillesë.
Duhesh m’i pranue, qaq.
Duhet m’i marr e puthë, mos me iu dhanë kohë, kohën me u mendue.
Me i pushtue duhesh n’përqafim
që dahun ua ndal e frikën që din me t’rrëxue një herë të vetme…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult