Alejandra Pizarnik: Kurrë nuk ke për ta ditur se sa të dua…

Nga: Alejandra Pizarnik

Pjesë nga ditari

E martë, 9 gusht 1955 (ora 9)
Ajo që më mundon është se dua të di: çfarë është e gjitha kjo. Dua të di pse më tërheq D. Dua të di pse kam lindur. Dua të di pse është natë tani, pse rrushi bën verë, pse kjo karrige (kush e shpiku?), pse ekziston të folurit, pse po vuaj kaq, pse ekziston harresa, pse ekziston bota. Pse ekziston ekzistenca, pse ekzistoj unë, pse ndjej, pse ka lule (kush e shpiku ngjyrën? Pse quhet ngjyrë?).

Ora 12
Ta marrë djalli! Ndjej një libër brenda meje. Një libër që po më mbyt. Një libër që po më zë frymën. Dhe unë nuk e lë të dalë. Jo! Po, pse?


10 gusht 1962
Dua të të përqafoj egërsisht. Dua të të puth derisa të largohesh i trembur prej meje siç largohet një zog nga buza e mprehtë brisk e natës. Por, si të ta them? A e di se heshtja ime është maska ime? Dhimbja ime, si ajo e një fëmije natën. Këndoj dhe kam frikë. Të dua dhe kam frikë dhe kurrë nuk do të ta them dot me zërin tim të vërtetë, këtë zë të ngadaltë, delikat dhe të trishtë. Prandaj po të shkruaj në një gjuhë që ti nuk e njeh. Kurrë nuk ke për ta lexuar dhe kurrë nuk ke për ta ditur se sa të dua.

Nga origjinali në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË POET I MIRË-NJË BURRË I TMERRSHËM: OCTAVIO PAZ DHE ELENA GARRO, NJË HISTORI E HIDHUR

Ka një mit rreth martesës së poetit meksikan Octavio Paz, nobelist i vitit 1990, dhe shkrimtares së shquar meksikane Elena Garro. Kjo martesë ka ngelur si një shembull kulmor i traditës patriarkale kundër lirisë së gruas, i forcës kundër dobësisë, i jetës publike kundër jetës shtëpiake, i kujtesës kundër harresës. Thënë më qartë: Paz kundër Garro.

O. Paz dhe E. Garro u njohën në vitin 1935 dhe pas dy vjetësh, kur ajo sapo kishte mbushur 20 vjeç, u martuan. Për këtë martesë vetë Elena Garro flet gjithë dhimbje te libri i saj «Kujtime nga Spanja» (1992).

Tekstin e plotë e gjeni KËTU