Aleksandër Gjoka: Eci rrugëve kot, kuturu (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën ” Kuturu” nga Aleksandër Gjoka

Teksti: Timo Flloko
Muzika: Pirro Çako

Eci rrugëve kot, kuturu
dhe s’di ku shkoj,
xurxull jam prapë unë- se ajo,
një bohem nuk e do.

Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,
të vodhën ty – pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund…

Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton,
mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!

Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç trishton,
si në muze, si një Xhokondë.

Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret,
nëpër pube tok me miqtë harxhoj,
unë hënën si monedhë.

Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot.
se ka një Zot!

ObserverKult

———————————————————-

Nga po ky këngëtar:

Aleksandër Gjoka: Ditë dimri (teksti dhe kënga)

kuturu aleksander gjoka

Ditë dimri
Teksti : Adhurim Demiri

Në jetën time ka qenë një çast
Kur unë për ty pata nevojë
Jo për të tuat gjeste, fjalë,
Por ti pranë meje më qëndroje…

E kundërta ndodhi ti ike larg,
Ato ditë dimri të jetës time,
Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë,
Përse më ike, më braktise?

ObserverKult

Nga po ky këngëtar:

Aleksandër Gjoka: Zemra e një gruaje… (teksti dhe kënga)