N’fakt nuk isha tuj mendue asgja.
Isha nji letër e ngrime n’ajër
ndërsa ajri sa pat dalë prej meje.
Ti s’ishe.
Nuk dijsha ku me e çilë nji dritare t’re
e me ta shkrujt emnin
te xhamat kur të zbardhte drita.
Te letra t’pata shkrue nji zog
bash si ata
që piklojnë dimnin me trisht.
Njikta zogj kan’ me m’varrosë
kur t’mos vish.