Ali Asllani: Një vështrim i arratisur

Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt’ e zez të tu
Vjen me thotë ashtu-kështu!

Më thot’ jo edhe më ndez
Më thot’ po edhe më vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat’ me or’ nuk matet!
E un’ mbetem duke lutur
Lutem yjeve të këputur.

Dhe un’ lus e kërkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se në syrin tënd të zi
N’atë sy të zi, mazi
Shenj’ e buzës sime duket
Si një prush në re kur muget!

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

EMIN Z. EMINI: LETËR GRUAS NGA FRONTI I LUFTËS