Jasmina Kotrri: Bijave të mia

Sa herë,
e kërcej jetën teme
në tingujt e butë pambuk,
të buzëve tueja,
bijat e mia.
E ndër to ndalem sa herë,
frymën me numërue,
ndjesí marrëzie që dehet n’gaz,
për me jetue ndër ju,
si pragu që keni me lanë.
E çdo buzmramje keni me dishrue,
me u kthye prapë.
E zemra jeme,
dyert ka me i harrúe hapë,
tinzash, ndër lutje dashnie,
të pragu i juej,
ka me ju prúe prapë…
Të shtrenjtat,
bijat e mia…