Ali Podrimja: Fajtor është shqiptari që merr frymë…

ali podrimja mehmet kraja
Ali Podrimja

Poezi nga Ali Podrimja

Fajtor është shqiptari
që merr frymë
e ec në dy këmbë

Unë që pi medikamente për qetësim
e tërë kohën gjuaj miza
në Nevojtore

Fajtor është shqiptari
që shkrryen gruan e vet
e familjen time shqetëson

Mollën që s’e arrin dora ime
në degën më të lartë
me fjalë të vdekura që mbush

Fajtor është shqiptari
që s’ekzistojnë më shumë Turqi
më shumë Amerika Norvegji

Gulagu që është aq larg

Që më zgjidhën e më lëshuan
të nuhas pas tij
a nuhatet vdekja

Fajtor është shqiptari
më shumë që nuk ha
e nuk fut’ gjumë në sy

Kanalizimi ynë që plasi
e Katakombet e Ballkanit
u rrënuan

Fajtor është shqiptari
që vizaton fytyrën e vet nën hënë
e thyen dritare e trazon ujin e ndotë
që flet shqip që ha shqip që dhihet shqip

Fajtor është shqiptari
shqiptari është fajtor
për të gjitha rëniet e mia

Edhe për dhëmbin tim të prishur
edhe për buzëqeshjen time të ngrirë
prandaj prandaj PLUMB

Ha ha ha
ha ha
ha

Falë të qofsha Zoti im

ObserverKult

LEXO EDHE:

ALI PODRIMJA: KTHEHU NË VARGUN E HOMERIT
ALI PODRIMJA: NËSE NUK TË SHKRUAJ, MIKU IM…

Lexo edhe:

NGa ALI PODRIMJA: SI KISHTE SHPËTUAR KOKËN, DRITËRO AGOLLI, PAS BOTIMIT SATIRIK “SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO“?

Në letrat shqipe Dritëro Agolli do të ketë vendin e vet edhe në të ardhmen. Për politikën disa herë është deklaruar se atë nuk e njeh, por e thotë nga zemra, prandaj ai na duket shpesh njeri ekcesiv.

Lexo të plotë KETU

ObserverKult