![Ali Podrimja Poezi lum lumi nga Ali POdrimja, je si shpirti im](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2019/07/Ali-Podrimja-696x392.jpg)
si të kanë quajtur para vdekjes, kurrë s’do ta dish.
binarëve të jetës, duke rrëshqitur, s’do të matemi për emrin tonë
me hijet e mesditës.
që tani jam njeri i përshëndetjeve,
njeri i lindur prej vdekjeve
e ti – shpuzë jete për atë emër.
kurrë s’do të dish si të kanë quajtur para vdekjes,
o dëshirë e marrë, që kaq shumë dëshirove të jesh e huaj
– kurrë atë emër!
*Titulli i origjinalit: “Kurrë atë emër”
ObserverKult
Lexo edhe: