Po shkrin dëbora
Nga toka avullojnë
Dënesje dashurish.
…
Këto degë bredhash
Qe na rrinë mbi krye
I ngjajnë përqafimit tënd.
…
Psherëtimë e mallit nëpër qiparisa
Ujërave të gjolit flamingot
Krijojnë valsin e lumturisë…
…
Klithën pulëbardhat
Një copëz kaltërsie
Ra mbi shpatullat e dashurisë.
…
Tek çahen akujt në liqen
Krau në mesnatë
Tingull i trenit tënd.
…
Lis në pyll të natës
Trupi yt i hajthshëm
Nën yjet ëndërrtarë.