Alisa Velaj: Dikur kam dashuruar një qytet

alisa velaj

(Durrësit tim)

Dikur kam dashuruar një qytet,
ku pulëbardhat ngazëllenin fëmijët anijeve.
Të kujtohet Amelia, të kujtohet o shpirt?
Thërrimet e bukës dallgëve ti ua hidhje.

Dikur kam dashuruar një qytet.
Gërmadhave të tij vallëzojnë tani
hije dashurish.
Kaq shpejt moj Amelia u nise drejt qiellit?
Nuk munde dhe pak me vogëlushët të rrish?!

Sot jam çmendur nga pikëllimi për atë qytet,
Ku lirinë e vrau natyra dhe të gjithë ne.
Më fal Amelia, më fal dashuri!
Dritë qiellore për bijtë e mohimit
mbi këtë dhe!