Poezi nga Alisa Velaj
Ekziston një oaz përtej të kuptuarit,
aty ku zogjtë askush nuk duket se i ushqen
zambakët kurrë nuk shihet kush i mbjell
Shirat bien nëpër netë të panjohura
e gjithë ç’duket është njomështi lumturie
në sytë e mi plot re të padukshme
në sytë e tu të thellë si dashuria
Është lot a ujvarë e vogël në retinë të dritës?
Prani e trishtë, vesuar prej dënesës pa pra
kur ti dhemb shumë më shumë se mungesa
kur etja për qiell mbjell një lulezjarri
të imtë, të imtë sa një farë sinapi…
Përherë do të dhembësh përtej çdo mungese
farëz e vogël e më të kthjelltës dashuri
kujtim që ther në kraharor të Shpirtit
Përtej të kuptuarit, shumë më përtej!
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POEZISH NGA ALISA VELAJ: BYMEHU NË UJËRA SHPIRT
DJALI PLËNGPRISHËS I KOHËS APO KOHA PLËNGPRISHËSE E DJALIT?
Nga Alisa Velaj
Poeti e botoi së pari poezinë “Delja e humbur” në vitin 2003, si pjesë e vëllimit “Fytyrë e panjohur”. Poezia bën pjesë në ciklin poetik “Zogjtë e pikëllimit” dhe ka në thelb rendjen drejt një fytyre të dashur e paksa të mjegulluar prej largësisë së viteve, si dhe pikëllimin pa cak e zanafillë për një prani përherë të munguar, si në të tashmen, si në të shkuarën, si në të ardhmen. Teksti është i hapur për një diversitet interpretimesh dhe përjetimesh të lexuesit model. Lexuesi ndodhet në situatën e një dashurie të papërfillur. Dashuria e papërfillur, sipas monologut “Të rrosh a të mos rrosh” te Hamleti i Shekspirit, është një nga shkaqet që njerëzit vetëvriten. Për tejkalimin e situatës, uni lirik thërret në ndihmë përvojën. Ai ka humbur shumë dele.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult