Alket Skuka: Edhe kur trishtimi ta mbytë buzëqeshjen, ji e lumtur dhe dashuro!

alket skuka

Nga Alket Skuka

Ji e lumtur. Edhe kur trishtimi të mbyt buzëqeshjen, ji e lumtur dhe dashuro.
Duhet ta duam njëri- tjetrin. Duhet ta duam tani. Sot. Këtë mëngjes.
Sepse shpejt jeta do njoh perëndimin e do kuptojmë se s’kishte asgjë më të bukur se të dashurojmë.

***
Jeta është brenda teje, është aty. Andaj ji e lumtur. Dhe dashuro.
Dashuria është jeta. Dashuria është përjetësia. Dashuria është mister. Dashuria e ben jetën të shkojë para. Dashuria duron gjithçka. Dashuria lufton kundra gjithçkaje.

***
Dashurohu. Me vehten. Me qytetin. Me lumenjt. Me frikërat. Me pasiguritë dhe ëndrrat tua. Dhe nëse do të qash, qaj, e me pas shkruaj poezi. Nuk është e vështire të shkruash. Mjafton vetëm një gjë. Të shohësh. Gjithçka. Të zhveshur. Lakuriqe.

***
Mbath ç’të mundesh e dil jashtë. Dil dhe buzëqesh duke kujtuar se ti s’ke harruar asnjë ditë të jetosh.

***
Merr me vehte vetëm dashurinë që ke në shpirt. Dhe qëndro përpara gjithçkaje duke pyetur veten, si munde?

***
Dhe buzeqesh.
E pranoje.
Dashuria.

ObserverKult


Lexo edhe:

AJO ËSHTË MENDIMI I PARË DHE KUJTIMI E BUZËQESHJA E FUNDIT KUR FLE

Nga Alket Skuka

Ajo më bën të qesh. Ajo më bën të dridhem, thjesht nga një mendim i beftë për të.
Nga një kujtim.

Ajo më hedh në turma të panjohura lumturie, e më lë aty, të qaj vetminë.
Ajo, është mendimi i parë, që lexoj në yje.
Kujtimi dhe buzëqeshja e fundit kur bie të fle.
Ajo është shembëllimi im në miliarda copëza sekondash të lëna të pajetuara.
Pëshpërima që ia përplas vetes, për t’u bërë më i mirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult