Lëvozhgat e plagëve dua të largoj…
Nuk e di pse aromën tënde e dua kaq fort sot.
Mund të dukem si një çunak katundi i sapo ardhur në qytet,
vërtet ashtu mund te jem..
Di të them që jam duke marrë frymë nga fryma jote,
Dhe frymoj me ty…
Ti je imazh në çdo përhumbje timen.
Shpesh dua të përhumbem,
të afrohem me ty.
Duke më dhëmbur po aq sa ty,
mungesa e malli që bluan qenien së brendshmi…
Rruga e lirisë së shpirtit më lodhi emocionet,
Mes plagëve kurrësesi nuk dorëzohem….
Edhe pse homosapiensin e mbarsi homoteku,
unë përsëri do luftoj në të frikshmen betejë të tyre.
Po vij përsëri tek ti
Pëllumb krahëthyer,
zarfin e ndjesive të të tregoj,
Mes lotëve te më lexosh.
Ja dola kanarina ime!
Ja dola të jem ai që guxoj!
Sot po rri me vetët e mia,
Lëvozhgat e plagëve një nga një largoj.
Shoh një lëkurë të re,
poshtë saj po të njëjtat dhimbje qe kisha që kur fëmijërinë shoh
të më parakalojë sysh…
Mendimi përsëri ngeci tek ti.
Zanafilla ime!