Ju se njihni atë dhe s’keni se si
Dhe unë vet, rastësisht e njoha
Quhet…
As emri i saj, nuk kish rëndësi
Kish një mace, trazovaçe
Që lulet më prishte në oborr
E për mua, kjo ishte e gjithë sa ishte
Për dikë tjetër, ndoshta ishte diçka tjetër
Një nënë?!
Një ish-grua apo ish e dashur?! -Ndoshta
Ndoshta dhe një poezi e së kaluarës.
Apo nje melodi e fërshëllyer me frymë shpirti.
S’e di
Por për mua.
Ishte thjeshtë, zonja e vjetër, e maces trazovaçe.
Mu kujtua sot, tani
Teksa cigaren po pija në dritare
Po ecën ngadalë, shumë ngadalë
E vetme tërësisht e vetme
Nën pikat e shiut dhe mbi gjethet e rëna të vjeshtës
Hmm… dhe macen, paskam kohë që se kam parë më
Vallë si quhet kjo grua?!
ObserverKult
Lexo edhe:
AMARILDO PREGAPUCA: PRA, TANGO FILLO…
Tango fillo, poezi nga Amarildo Pregapuca
Nuk dua miq në këtë natë,
as miq të rinj dhe as miq të vjetër.
Sonte s’të dua as ty o gotë,
në një tjetër botë të humbas dua.
Dua – djallin ta sfidoj
si një burrë, një ushtar a mëkatar
dhe edhe veten si di unë ta godas
aty ku dhemb me shumë,
këtë dua.
Pra tango fillo…
M’i ndiz dëshirat, epshet, pasionet
Dhe ti e panjohur ashtu më vështro,
Më prek, më tundo, më çmend,
dhe hesht e vallëzo!
Se dua emrin tënd
as nga vjen a ku shkon,
ç’të pëlqen, ç’urren a çfarë jo.
Veç hapat e tua dua
nën të pamëshirshmen muzikë
dhe ritmin…ritmin mos harro!
Nën aromën tënde të dehem,
të magjepsem me trupin tënd,
sinkronizimi të luaj me ndjenjën,
adrenalina të pushtoj çdo vend,
pastaj- le te heshtin tingujt
dhe prekjet le të ndalojnë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult