Amarildo Pregapuca: Le të mos flasim sot për dashurinë…

amarildo pregapuca

Sot le të mos flasim për dashuri…
Kamarieri i menduar po sjell kafet,
Në tv po jepen lajmet,
Një lyps diçka kërkon,
Dhe jashtë bie shi.

E shikon atë vajzë që kikirika shet…?
Atë që moshën ka…të luaj, të mësoj…
Shiko, flokët i ka krejt të lagur
Por me sy të butë të sheh dhe ëmbël të flet:
“Tre kausha, të lutem, vetëm një mijë lek”.
Ndërsa ai që çirret për të drejta në ekran,
Jetën e saj ka dhënë me koncension.

Le të mos flasim sot për dashuri…
Mes këtyre tymrash cigareje e avuj kafesh
Ka miliona molekula dhimbje në to,
Ka miliona halle që shpirti i di.
Ndërsa ai që çirret për të drejta në ekran,
Jetën e tyre ka dhënë me koncension.

Për hirë të dashurisë…
Le të mos flasim sot për dashurinë…
Ta ruajmë në heshtje, që të mos bëhet pis.

ObserverKult


Lexo edhe:

AMARILDO PREGAPUCA: SA DESHA ME T’U LUTË ME M’FALË

Sa desha me t’u lutë me m’falë
Por ktheva mendje
Mbasi ashtu, veç egoja jeme,
kish me gjet disi rehat
E me ja lanë, ndërgjegjes tande
Peshën e randë
Peshën e randë, të dilemës.

Po vërtet
Ne ishim veç dy fëmijë
Ti e çiltër, e bukur, e pastër plot jetë
Si drita n’ditët e prillit
E unë?
Çfarë dreqin isha unë?! S’e di
Veç di, se ty t’lashë zhgënjimin
Dhe me vetë mora t’fotografum, momentin
Ata sy me lotë
Atë buzë të kafshume
Sikurse gojën me detyru, me u mshelë
Që asnje fjalë ma, mos me l’shu
Për mu.

Dhe ika
Ika diku, ku t’ishte
Në askund
N’atë rrugë ku dy ishim shumë
E nji asgja
E asgjas, asgja s’ka ç’i ban, ma
Ti…mbete aty si hije
E koshiencës teme…

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU

S’e di si ke jetuar me mua. Si më ke dashur. Kur në momente dhe vetja-veten E ka parë me përçmim?! Por fundja-fundit, jam veç një mashkull Dhe s’di se si funksionon një grua.
Amarildo Pregapuca