Amarildo Pregapuca: Sa desha me t’u lutë me m’falë

Sa desha me t’u lutë me m’falë
Por ktheva mendje
Mbasi ashtu, veç egoja jeme,
kish me gjet disi rehat
E me ja lanë, ndërgjegjes tande
Peshën e randë
Peshën e randë, të dilemës.

Po vërtet
Ne ishim veç dy fëmijë
Ti e çiltër, e bukur, e pastër plot jetë
Si drita n’ditët e prillit
E unë?
Çfarë dreqin isha unë?! S’e di
Veç di, se ty t’lashë zhgënjimin
Dhe me vetë mora t’fotografum, momentin
Ata sy me lotë
Atë buzë të kafshume
Sikurse gojën me detyru, me u mshelë
Që asnje fjalë ma, mos me l’shu
Për mu.

Dhe ika
Ika diku, ku t’ishte
Në askund
N’atë rrugë ku dy ishim shumë
E nji asgja
E asgjas, asgja s’ka ç’i ban, ma
Ti…mbete aty si hije
E koshiencës teme.

E tash me t’thanë t’kam dashtë
Asht’ si me u tallë
Me ironizu deri n’sarkazëm
Tanë poemat, poetët, librat, shkrimtarët
Tanë tingujt, tanë kangët
Tanë andrrat…

Unë t’vrava…
T’vrava pafajësinë
Kështu, ndoshta ti do mundshe me jetu
Falje, kurrë s’kam me t’kërku!

ObserverKult