Amarildo Pregapuca: Sonte s’të dua as ty…

amarildo pregapuca

Poezi nga Amarildo Pregapuca

Nuk dua miq, në këtë natë,
as miq të rinj dhe as miq të vjetër.
Sonte s’të dua as ty, o gotë,
por në një tjetër botë
të humbas dua.
Dua
Djallin ta sfidoj
Si një burrë, një ushtar a mëkatar
Si dhe veten, si di unë
Ta godas ku dhemb më shumë, këtë dua.
Pra tango fillo…!
M’i ndiz dëshirat, epshet, pasionet
Dhe ti e panjohur ashtu më vështro
Më prek, më tundo
Më çmend, por hesht dhe vallëzo!
Se dua emrin tënd
Nga vjen a ku shkon
të pëlqen
urren
A çfarë jo
Veç hapat e tua
Nën të pamëshirshmen muzikë
Dhe ritmin… ritmin mos harro!

Nën aromën tënde të dehem
Të magjepsem me trupin tënd
Sinkronizimi të luaj me ndjenjën
Adrenalina të pushtoj çdo vend
Pastaj…?

Le të heshtin tingujt
Dhe prekjet le të ndalojnë
Ti merr rrugën merr për diku
Diku tjetër dhe unë do shkoj
Dhe një pyetje le të ngelet në ditët që vijnë
Një pyetje pa përgjigje, pa shpjegim
Ne ishte mëkat e ndara ashtu
Apo mëkati ish ai vallëzim?!

ObserverKult


Lexo edhe:

AMARILDO PREGAPUCA: SA DESHA ME T’U LUTË ME M’FALË

amarildo pregapuca

Poezi nga Amarildo Pregapuca

Sa desha me t’u lutë me m’falë
Por ktheva mendje
Mbasi ashtu, veç egoja jeme,
kish me gjet disi rehat
E me ja lanë, ndërgjegjes tande
Peshën e randë
Peshën e randë, të dilemës.

Po vërtet
Ne ishim veç dy fëmijë
Ti e çiltër, e bukur, e pastër plot jetë
Si drita n’ditët e prillit
E unë?
Çfarë dreqin isha unë?! S’e di
Veç di, se ty t’lashë zhgënjimin
Dhe me vetë mora t’fotografum, momentin
Ata sy me lotë
Atë buzë të kafshume
Sikurse gojën me detyru, me u mshelë
Që asnje fjalë ma, mos me l’shu