Amarildo Pregapuca: Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër dikur

grua e huaj amarildo pregapuca

Ti grua e huaj…poezi nga Amarildo Pregapuca

Sot të pashë…
Ishe ashtu e bukur, si dikur…
Ose ashtu si dikur e bukur, m’u duke mua…
S’të fola…
Ashtu si dikur…të ikje, të lashë..

Dhe ashtu, si dikur, me sy ndoqa…
Flokët, supet, hapat…dhe siluetën tek zhdukej…

U ndjeva i lodhur…ashtu si dikur…
E di…?
E çuditçme…nuk ndjeva mall…
As ti besoj!
Ndoshta ngaqë s’lamë asgjë më parë…
Asgjë që vlente…për të marrë…

Dhe të urova fat…ashtu si dikur…
Por fat pa emër…
Dhe për çdo femër…
S’e di pse si etalon, u bëre ti..

Sot të pashë…
Tek hapat hidhje mbi trotuar…
Ishe ashtu e bukur si dikur…
Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër…
Po…çdo milimetër të ndieja dikur…

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

AMARILDO PREGAPUCA: PRA, TANGO FILLO…