Amarildo Ruçi, piktori që vizaton me thonj

Një vit më parë në një atelier të vogël, piktori Amarildo Ruçi thurte ëndrra sesi rrugëtimi i tij artistik do të përparonte dhe veprat e tij do të njiheshin edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Së fundmi piktori që flaku penelat ka arritur që të vendosi emrin e tij në çdo ekspozitë, ku ka marrë vlerësime nga kritikë të artit. Veprat e Amarildos tanimë gjejnë strehë në një atelier të ri.

Një element më mjaft rëndësi në veprat e reja të krijuara së fundmi është tollumbaci, një metaforë që sipas piktorit e tejkalon artin. Pandemia e  COVID-19  i shërbeu për të krijuar plot 40 vepra. Risia e këtij piktori të ri qëndron tek një kënd shumë i veçantë që është hapur posaçërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Pas përmbylljes me sukses të ekspozitës “Gjurmë”, piktori Ruçi kapërcen kufijtë, duke i çuar veprat e tij në Milano. Kjo ekspozitë u prit shumë mirë nga kritikët pasi e gjitha u realizua live natën e hapjes, transmeton ‘zhurnal’.

Krahas ekspozimit të pikturave dhe vazove ku ai shpreh anën e tij emocionale, mjaft për zemër ka instalacionin me disa manekinë të cilët pasqyrojnë edhe gjendjen emocionale e cila lidhet me pandeminë e Covid 19. Sikurse të gjithë të rinjtë edhe Amarildo ka një ëndërr të cilën deri në moshën 30-vjeçare do që ta përmbushi.

Mediet kanë nisur interesin për këtë djalë të ri që realizon vepra arti me thonj.