Ana Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

ObserverKult ua sjellë disa thënie të Ana Frankut:

Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde dhe të pamundura për t’i realizuar. Megjithatë, nuk tërhiqem prej tyre, madje përkundër të gjithave besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën. Por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë, kur askush nuk duhet të presë asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe ndihu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar. Duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasurinë dhe forcën, por në karakterin e mirësinë.

Njerëzit janë vetëm të tillë dhe të gjithë kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar, madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd, nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirën që të jemi fatlumë dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse, disa njerëz duhet të durojnë urinë, përderisa në vendet tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë kaq të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjell kënaqësi të gjithëve, madje edhe atyre të cilët, kurrë nuk i kam njohur.

Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.

Kam kuptuar se bukuria, gjithmonë diku ekziston: në natyrë, në rrezet e diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo, mund të të ndihmojë.

Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht, formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

Është vetëm një rregull, që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër dëshpërimit.

Ana Frank

Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.
Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe parimet e mia dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë person sesa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.

Secili që është i lumtur, do t’i bëjë edhe të tjerët të lumtur.

Pavarësisht gjithçkaje, unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë.

Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka mbetur ende“.

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe:

HISTORIA E PËRSHËNDETJES: PSE I SHTRËNGOJMË DUART ME NJËRI-TJETRIN?