Dritaren e mbyll lehtazi, xhami përsëri thyhet
I shkund qerpikët dhe shikoj kodra të virgjëra
Duke u kthyer me fytyrë nga dielli.
Humbin të gjitha kohët
E djeshmja fle në shtrat me të nesërmen
Teksa e sotmja e djersitur
Ëndërron të shkatërrojë krevatin
Babai niset për udhë
E nëna shfleton albumin e fotografive
Dy fjalë të fyera shkëputen nga trupi i fjalisë
Qëndrojnë me orë të tëra para pasqyrës
Krihen e lyejnë buzët me të kuq
Për t’i shpëtuar abuzimeve linguistike:
Dielli s’ndriçon aty ku dua unë;
E dashura ime,
Nën barkun tënd një trëndafil i fishkur;
Por Apokalipsi kurrë nuk ndodh
Sepse nervat tona mbajnë planetet.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
ANDI BEJTJA: E VETMJA QË MË DHEMB ËSHTË ZEMRA…
Sot, çdo dashuri e re
Më zë mbi një të vjetër
ndaj këtë strofë e këndoj për ty
Refrenin e kam për një tjetër
Ndoshta, unë dashuroj më shumë
më shumë se ç’dashuron vetë zemra
Ndoshta nuk kam zemër fare
Dhe kam frikë se kjo është e vërteta
Edhe buza përmbi buzë
Po prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetra
Mos kërko të dish më shumë e dashur
Se pa fund do jenë dilemat
Kot shpërthen në lot dhe në psherëtima
Gjyshja më pat thënë dikur
Se në çdo dashuri ndikon dhe klima
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ANDI BEJTJA: S’ËSHTË DASHURI POR ËSHTË EDHE DASHURI…
Çdo dashuri e re
Më zë mbi një dashuri të vjetër
Dhe s’është dashuri
Por është edhe dashuri.
Niset për mal
E mbetet kodër
Sapo bëhet lumë
Kthehet përrua në shi.
Dhe unë bie të fle
Me një fytyrë majtas, një djathtas
Pa dashuri
Me dy dashuri.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult