Dritaren e mbyll lehtazi, xhami përsëri thyhet I shkund qerpikët dhe shikoj kodra të virgjëra Duke u kthyer me fytyrë nga dielli. Humbin të gjitha kohët E djeshmja fle në shtrat me të nesërmen Teksa e sotmja e djersitur Ëndërron të shkatërrojë krevatin Babai niset për udhë E nëna shfleton albumin e fotografive Dy fjalë të fyera shkëputen nga trupi i fjalisë Qëndrojnë me orë të tëra para pasqyrës Krihen e lyejnë buzët me të kuq Për t’i shpëtuar abuzimeve linguistike: Dielli s’ndriçon aty ku dua unë; E dashura ime, Nën barkun tënd një trëndafil i fishkur; Por Apokalipsi kurrë nuk ndodh Sepse nervat tona mbajnë planetet.