Andi Bejtja: Me kokën në gjunjët e tu


Poezi nga Andi Bejtja

(Këngë, Alban Emiri – Bluz)

Me kokën në gjunjët e tu
Bota është krejt ndryshe
Vdekja s’është në mes
Vdekja nuk vjen kurrë te ne
Dhe ne nuk shkojmë drejt saj

Me ty bota është krejt ndryshe
Me ty vdekja s’ekziston
Se ti je i vetmi ishull
Ku çdo gjë është në harmoni

…është paqe
…është ëndërr
…është bluz

Se ti je e vetmja grua
Që pa dashje më bën të mendoj në gjumë
E në ëndërr të dëgjoj këtë bluz

Me kokën në gjunjët e tu
Bota është krejt ndryshe.

*Shkëputur nga libri me poezi “AtdheDashuri” i Andi Bejtjës

————————————–

Lexo edhe:

ANDI BEJTJA: E VETMJA QË MË DHEMB ËSHTË ZEMRA…

Sot, çdo dashuri e re
Më zë mbi një të vjetër
ndaj këtë strofë e këndoj për ty
Refrenin e kam për një tjetër

Ndoshta, unë dashuroj më shumë
më shumë se ç’dashuron vetë zemra
Ndoshta nuk kam zemër fare
Dhe kam frikë se kjo është e vërteta

Edhe buza përmbi buzë
Po prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetra
Mos kërko të dish më shumë e dashur
Se pa fund do jenë dilemat

Kot shpërthen në lot dhe në psherëtima
Gjyshja më pat thënë dikur
Se në çdo dashuri ndikon dhe klima

Sot, çdo çmenduri e re
më zë mbi një të vjetër
Për dreq pse jam krijuar kështu
Sederli që rri në breshër…

Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumë
Vazhdoj të eci nëpër ëndrra
Në mëngjes nuk më dhembin këmbët
Por e vetmja që më dhemb është zemra…

ObserverKult