Andi Bejtja: Më kujtohesh ti…

Asgjë dhe asgjë… Sërish asgjë
Çdo portë mbyllur, mjegull në zemër
Më kujtohesh ti
E ndezur flakë nga dashuria
Aftësia jote e përkryer
Për ta tërhequr lumturinë pranë vetes
Me mua, apo qoftë edhe me dikë tjetër
Ankimet e kota-ishuj të vegjël, të bardhë
Që papritur fundoseshin nga përkëdheljet:
ankimet ishin të bardha
përkëdheljet të kaltra
dhe ndarja erdhi e kuqe,
tmerrësisht e kuqe

Por unë mbeta po ai
Me respektin për këmbët e tua
Sikur ta dija, ato do vinin prapë tek unë
Siç erdhën pak më parë
Në kalldrëmet e kujtesës, ku:
ankimet janë të bardha
përkëdheljet të bardha
dhe ndarja gjithashtu e bardhë
Asgjë dhe asgjë. Ndoshta sërish asgjë.

*Titulli i origjinalit: ‘Asgjë dhe asgjë

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

BEJTJA: KAQ TË VËSHTIRË E KENI TË RESPEKTONI DHIMBJEN E SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?!

Unë jam nga ata që akoma vazhdoj e dëgjoj Goran Bregoviç, kryesisht pjesën e rrokut kur ishte pjesëtar i Bjello Dugme, se në atë botë të viteve 80-90 thithnim e përthithnim çdo gjë që mund të na rregullonte shijen e këngëve të realizmit socialist…

Nga Andi Bejtja

E dëgjoja pa e ditur çfarë përfaqësonte politikisht e çfarë qëndrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se çfarë përfaqëson politikisht e filozofikisht…Siç thashë mund ta dëgjoj dhe sot…por, nuk jam aq cinik dhe injorant në të njëjtën kohë e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etikë, që përshembull të më vije për vizitë një kosovar në shtëpi dhe ta vë për ta dëgjuar bashkë me të.

E pra shqiptarët e Kosovës janë vizitorë të përhershëm në shtëpinë tonë të madhe gjatë gjithë vitit e sidomos në verë, janë vizitorët më të shumtë në numër dhe sinqerisht nuk e lexoj atë “kodoshin” e Bashkisë së Korçës, qoftë dhe vetëm nisur dhe vetëm nga pikëpamja komerciale, (t’i lemë të tjerat), që duke patur këtë fluks kosovarësh, të shkojë e t’i kapë dora në një thes me këngëtarë, pikërisht këtë…duke rrezikuar në menyrë të panevojshme madje dhe festën në vetvete…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU