Andrea Bocelli: E dashur, dashuria i bën budallenj edhe njerëzit më të zgjuar

Thënie nga Andrea Bocelli:

“E dashur, dashuria i bën budallenj edhe njerëzit më të zgjuar”.

“Ekziston muzika klasike aq e bukur sa mund të bëhet tepër e njohur. Dhe ekziston muzika e lehtë aq e bukur sa mund të shndërrohet në klasike. Kur muzika është e bukur, është e bukur dhe pikë”.

“E dini se kur dhe si e kupton se je i aftë për të kënduar? Kur të tjerët të kërkojnë shpesh të këndosh”.

“Dashuria është gjithçka, motori i jetës dhe zjarri i saj. Mungesa e dashurisë përkon me vdekjen”.

“Paraja është tepër e rrezikshme. Ajo është njësoj si një ilaç i vlefshëm për të kuruar, por i aftë edhe për të shkaktuar vdekjen, nëse merret në dozë të tepërt”.

“Mundohu të japësh më të mirën nga vetja, të jesh i drejtë në gjykimin e vetes dhe të tjerëve. Dëgjoje ndërgjegjjen tënde dhe vazhdo përpara pa u ankuar, sepse vullneti i mirë dhe shpirti i sakrificës, në fund të shpërblehen gjithmonë”.

“Si për çudi, natyra, ndërkohë që më merrte diçka tepër me vlerë, shikimin tim, më jepte një dhuratë tjetër të vlefshme, muzikën”.

“Jeta është vetëm një ëndërr, ama nuk e di nëse është në nisje, apo në kthim”.

“Mjaft të rritur mendojnë se mund t’i zgjidhin detyrat e tyre edukuese si prindër ndaj fëmijëve, duke u siguruar atyre të ardhura. Fëmijët në fakt, kanë nevojë për gjëra shumë më të rëndësishme. Ata kërkojnë besim për të ardhmen. Kërkojnë të dëgjohen, dëshirojnë dialog dhe përkëdhelje”, transmeton ‘bota.al’.

“Fakti që raca njerëzore nuk është zhdukur ende, ka të bëjë me faktin se çdo ditë në botë numri i veprave pozitive e kalon atë të veprave negative”.

Andrea Bocelli

Lexo edhe:

PSE GRUAJA SHQIPTARE ECTE PAS BURRIT?