Anila Toto: Ç’të dhemb, grua?

Ç’të dhemb, grua,
Ç’e ke këtë buzëqeshje të vrarë, të hidhur,
Kush të ka trembur, kush të ka sulmuar,
Kush me ty është shtirur?

Ç’të tremb motër,
Përse dukesh kaq e etur, kaq luftëtare,
Kë do të bësh të lumtur në botë
E vetja s’të dhimbset fare?

Ç’të dhemb nënë, oh, e mira nënë,
Të them se je ende grua e bukur,
Në sytë e mi ti ndrin si ikonë
E sakrificës për të më bërë të lumtur!

Ç’të dhemb, vetja ime
E t’i mbyt sytë në dëshpërim?
Ja që jetojmë në një botë me zhgënjime
E luftojmë përditë të rrisim njerinë!

ObserverKult


Lexo edhe:

ANILA TOTO: NË KËTË QYTET MUNGON TI