Anila Toto: Unë s’pata fat në dashuri…

anila toto

Unë s’pata fat në dashuri
Dhe nuk luftoj më për fitore.
Fitorja… sjell dyfish vetmi
E bumerangu një përmendore.

Ne jemi veçse dy martirë lirie
Dashuria është krejt diçka tjetër.
Një lloj esence prej lumturie
Që nga aorta e deri në zemër!