Mos më duaj!
Mos më shkruaj!
Mos më bëj,
Prej haresë t’më buçasin veshët
Prej melodish t’pa nigjume, t’pa shijume deri ktij çasti!
Mos më fol aq butësisht,
Se veten nis e ngjyej në t’purpurt
Fund e krye!
Mos më beso…
Se un’ larg duhet të iki,
E larg jam…
Mos më gjej më symbyllur,
Se ditët do t’mi mbysë trishtimi…
Mos më nis më trëndafila,
Se m’deh aroma jote!
Ah Ti… që detin e syve tallaz e ngre!
Ah Ti… që si ajër m’flladit fytyrën në parvaze dritaresh,
Ku vjell ditët e mia.
Mos më duaj se vuaj…
Për ty e për mua!
Duaj të tjera!
Veç duaji dhe për mua!!
Më shkruaj!
Më duaj!