Roberto Bolano: Shiu

Nga Roberto Bolano

Bie shi dhe ti thua është sikur do të qajnë retë. Pastaj zë gojën dhe përshpejton
hapat. Po sikur këto re mjerane të vajtojnë?
E pamundur. Po atëherë, ç’ne ky zemërim,
ky dëshpërim që do të na shpjerë të gjithëve në djall?
Natyra i fsheh në mister disa nga proceset,
vëllain e saj.
Kështu këtë pasdite
që do e konsiderosh të ngjashme me pasditen e fundit të botës,
më shpejt se sa pandeh ti, do të duket vetëm
një pasdite melankolike, një pasdite e vetmisë së humbur.
Në kujtesë: pasqyra e Natyrës.
Ose do ta harrosh.
As shiu, as lotët, as hapat e tu
qe te pëndjekin drejt tatëpjetës nuk kanë rëndësi;
Tani mund të qash dhe ta lësh imazhin tënd të fashitet
ndër xhama makinash parkuar buzë
shëtitores. Por nuk mund të humbësh.

Përktheu: Sheila Rexho

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERTO BOLAÑO: PAS NJË MIJË VITESH ASGJË S’KA PËR TË MBETUR

Nga Roberto Bolaño

Pas një mijë vitesh asgjë s’ka për të mbetur
nga çfarë u shkrua në këtë shekull
Do të lexohen fraza të shthurura, gjurmë
femrash të përhumbura,
fragmente çiliminjsh të palëvizshëm,
sytë e tu të ngadaltë e të gjelbër
thjesht nuk kanë për të ekzistuar.
Do të jetë porsi Antologjia Greke,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult