Poezi nga Anila Varfi
Nuk asht medalioni i ftyrës tande,
as mendja jote nuk asht magneti.
Madje as me ba dashni me ty nuk asht!
Si sekreti i piramidave asht ajo çka erdhi çuditshëm,rrëmujshëm, pashpjegueshëm n’mue!
Asht si nji lloj ekstaze që më përngjan sikur u ndez prej dhemshunisë së shpirtit.
Asht ajo gja që edhe vetë goja n’dihet memece për me e tregu.
Asht si vetë egzistenca që zbriti në eter të ernave që fryjnë qiejve e vijnë me t’mbështjell pa t’pyt!
Asht si ajo që do t’jemi në t’nesërmen e pasosun kjo çka ndij për ty.
Asht si dhimbja e dhimbun që po m’çmend !
Dije pra se nuk ishte medalioni i ftyrës tande, jo!
Tan faji asht i dhemshunisë që shpirti ndjeu e nuk njohu masë!
ObserverKult
Lexo edhe: