Jennifer Aniston dhe Adam Sandler, sërish bashkë në “Murder Mystery”

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler konfirmuan së fundmi pjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e komedisë së vitit 2019 “Murder Mystery”.

Gjatë eventit të takimit me fansat në Tudum, aktorët treguan se ishin duke u përgatitur për të luajtur në filmin e ardhshëm të Netflix, të titulluar “Murder Mystery 2”. 

Zhvillimi i pjesës së dytë të filmit u raportua fillimisht vetëm disa muaj pas publikimit të premierës së parë. Megjithëse përfshirja e tyre nuk u konfirmua në atë kohë.

 “Murder Mystery” flet përnjë çift nga New York, Audrey dhe Nick Spitz. Të cilët përfshihen në një hetim lidhur me një incident në jahtin e një miliarderi.

LEXO EDHE: Rikthimi i ‘Friends’, a pati një romancë mes Ross dhe Rachel jashtë kamerave?

Pas ribashkimit të famshëm të “Friends”, prezantuesi James Corden aludoi se është thuajse e pamundur që përgjatë viteve. Të mos ketë patur të paktën një romancë të vërtetë mes aktorëve.

Këtu, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer shkëmbejnë një shikim mes tyre dhe David pranon se gjatë sezonit të parë ai e pëlqente vërtet shumë Jennifer.

“Ishte reciproke”, shton Jennifer Aniston e cila interpreton Rachell.

“Në një moment, të dy kishim një pëlqim shumë të fortë me njëri-tjetrin, por ishim si dy anije që kalojnë shumë pranë dhe nuk takohen kurrë. Sepse njëri prej nesh ishte gjithmonë në lidhje me dikë tjetër. Nuk e kaluam kurrë atë kufij. Respektuam njëri tjetrin dhe…” – Këtu ndërhyn Matt LeBlanc që thotë “budallalliqe” dhe pi një gllënjkë ujë, transmeton ‘a2news.com’.

Kjo shkaktoi shume të qeshura në sallë ndërsa LeBlanc shtoi se “po bënte shaka”.

Aniston theksoi se “e dhanë puthjen e parë gjatë xhirimeve të serialit dhe kanalizuan gjithë dashurinë dhe adhurimin për njëri-tjetrin tek personazhet Ross dhe Rachel”.

———————————————————————————-

LEXO EDHE: Fansat të zhgënjyer nga rikthimi i serialit “Friends”

Adhuruesve të “Friends” nuk u ka pëlqyer kjo gjë duke postuar në rrjete sociale “meme” dhe duke ironizuar pjesëmarrjen e moderatorit dhe personazheve publikë...