Nga Anjeza Shahini
Tani jam shtrirë, por nuk kam fjetur
Si në përrallë magjia më ka dehur
Nëse jam zgjuar, përse të fle
Kur ti pranë meje në këtë natë nuk je.
Me siguri më pe në pistë si ndriçoja
Ndaj edhe gjumi, ende s’të ka marrë.
Pse ndal kur parti s’ka mbaruar
Tani kur ndjenjat marrin zjarr
Pse ndal edhe dritat janë shuar
Pse të ndal, ti ende s’me ke thënë të dua?
Isha princeshë. Ti a e di?
Tani e vetme ndihem dhe e brishtë
Dita do nis, dielli do lind
Se shpirti im i etur është për dritë.
Me siguri më pe në pistë si ndriçoja
Ndaj edhe gjumi ende s’të ka marrë.
Pse ndal kur parti s’ka mbaruar
Tani kur ndjenjat marrin zjarr
Pse ndal edhe dritat janë shuar
Pse të ndal, ti ende s’më ke thënë të dua?
E si fëmijë, sonte vallëzoj me ty
E s’dua kurrë kjo natë t’mbaroj,
Por nëse ti, sërish thua ndal
Në pistë unë do të shkoj pa ty.
ObserverKult
—————————————