Anna Ahmatova: Do t’ia dalë, ndonëse me zor…

Poezi nga Anna Ahmatova

Dhe ranë fjalët pa ndërprerë
Posi shkëmbinj mbi kraharor.
S’ka gjë. Këtë e pres kaherë.

Do t’ia dalë, ndonëse me zor.
E di që sot do kem plot punë:
Kujtesën duhet ta vras, të harroj,
Me duhet shpirtin ta bëj gur, unë,
Dhe prapë më duhet të mësoj të jetoj.

Ç’e do se vjen e ngrohta vere.
Me fëshfëritje te dritarja josh.
Këtë me kohë e kam parandjerë:
Dit’ e bukur dhe shtëpia bosh.

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult

———————-

LEXO EDHE:

ANNA AHMATOVA: KAQ SHUMË GURË HODHËN PËRMBI MUA…

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin shikoj me gjatë në perëndim…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:


ANNA AHMATOVA: KËNGA E TAKIMIT TË FUNDIT

Me gjinj të lëshuar, në shkrehje
Kalehtas e hidhja çdo hap.
Në dorën e djathtë duke ngjeshur
Dorashkën e dorës së majtë.

U shtanga një çast, tek më ndanin
Tri hapa gjithsej prej çudisë.
Një zë vjeshtarak mes panjash
Më thosh: “Bjer mbi mua dhe vdis”…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU