Anna Magnani: Mos m’i prekni rrudhat. Më është dashur kohë t’i fitoj…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Anna Magnani:

“Mos m’i prekni rrudhat. Më është dashur kohë t’i fitoj”.

“Fëmijët janë si kafshët e vogla; duhet t’i mbash afër vetes dhe të kujdesesh për ta, nëse e dëshiron dashurinë e tyre”.

“Pasionet e mëdha, e dashura ime, nuk ekzistojnë; ato janë fantazi gënjeshtare. Ato që ekzistojnë janë dashuri të vogla që mund të zgjasin për një kohë të shkurtër ose të gjatë”.

“Është e padrejtë që duhet të vdesim, thjesht sepse kemi lindur”.

“Shumë gjëra janë të dëmshme për ne, por ne i bëjmë gjithsesi”.

“Ne luftojmë dhe rruga mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, por do të arrijmë në fund dhe do të shohim një botë më të mirë. Mbi të gjitha, fëmijët tanë do të shohin një botë më të mirë”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANNA MAGNANI: MERRMËNI GJITHÇKA, POR JO DASHURINË!