Anthony Hopkins: Të ka vdekur njeriu i dashur… mos u dorëzoni- nuk është fundi…

“Të rifillosh”, nga Anthony Hopkins

Ndonjëherë, kur na ndodh diçka, mendojmë se nuk duhet të kishte ndodhur ashtu. Kështu, për shembull, kur vdes një njeri i dashur, kur humbasim një punë, një mik, kur pësojmë ndonjë disfatë, ndiejmë se gjithçka ka marrë fund.
Por nuk është e vërtetë!

Ky, gjithmonë, është fillimi…
Sepse madhështia arrihet, jo kur gjithçka shkon mirë, por kur jeta të vë në provë, kur, përpara, ke një pengesë të madhe, kur je zhgënjyer, kur të pushton trishtimi. Sepse vetëm duke qenë në pjesën më të thellë të luginës mund ta dish se sa madhështore është të jesh në majë të një mali.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

ANTHONY HOPKINS: AJO ÇFARË NJERËZIT THONË APO MENDOJNË PËR MUA, NUK ËSHTË PUNA IME