Anxhela Peristeri: Përqafom dhe shko… (teksti dhe kënga)

Përqafom i thash dhe shko
nata e fundit për ne është kjo
veten s’mund ta qetësoj
kur e di, që ai s’më do.

Do të kthehem ndonjëherë
kur më parë se kisha ndjerë
n’dashuri të kish kaq zjarrë
hera e fundit dhe e parë.

Prapë do t’i lutem
do t’i them qëndro me mua
me mijëra njerëz njoh
por vetëm atë e dua
gjithë jetën ja kushtoj
dhe vdekja është e tija
por sonte mos më le
të vetme dashuria.

Dhe i thash pa ty s’jetoj
por ai jo nuk më kupton
më mos fol, më mirë ti shko
për ty nesër, do t’jetë shumë vonë
Do të kthehem ndonjeherë
kur më parë se kisha ndjerë
n’dashuri të kish kaq zjarr
hera e fundit dhe e parë.