Arben Duka: Po të thirri zëri i dashurisë…

Arben Duka zëri ajër

Po të thirri zëri i dashurisë,
dëgjoje dhe ndiqe nga pas,
po të thirri zëri i dashurisë,
bëje të shenjtë atë çast!

Po të thirri zëri i dashurisë,
i vetmi zë i vërtetë,
dëgjoje-vetëm-dëgjoje,
dhe ec pas tija në jetë!

Po të thirri zëri i dashurisë,
Do jesh njeri me fat,
Dëgjoje dhe ndiqe nga mbrapa,
Se jeta nuk është aq e gjatë!

Po të thirri zëri i dashurisë,
të tjerët janë zëra me koti,
i kthjellët si tingull këmbane,
i shenjtë si zëri i Zotit!

Po të thirri zëri i dashurisë,
mos i ik-mos iu fshi-mos iu tret,
se këmbanë e shenjtë e një zemre
vetëm një herë kumbon në jetë!

Po të thirri zëri i dashurisë,
kudo që të jesh-ti përgjigju,
dhe akull i ngrirë të jesh,
ti ndizu-ti ndizu dhe digju!

Po të thirri zëri i dashurisë,
mos i ik-asnjëherë, mos i ik,
ai të thërret veç një herë,
magjinë e tij mos e fik!…

Po të thirri zëri i dashurisë,
mos i trego asnjeriu,
dhe veten përjetë do ta ndjesh,
si para Zotit-Moisiu!

ObserverKult

Lexo edhe:

Arben DUKA: S’ka më sekrete!…

Arben Duka

Unë jam përgjues i shpirtit tënd,
ëndrrat e tua i përgjoj,
çdo gjë që ty të shkon në mend,
me çelësin tim i deshifroj!…

Në sytë e mi ti je shpalosur
si një ylber me të vërtetë,
dhe shpirti yt-det i pasosur
nuk me fsheh dot asnjë sekret!…

Ti nuk e di sekretin tim,
ndaj misterioze bëhesh kot
ndaj që nga mbrëmja në agim
ky shpirti im me tëndin lot!…

Kështjella janë vajzat, thonë,
që s’i pushton dot asnjeri,
po ndryshe është kjo puna jonë,
sepse përgjues më ke në gji!…

ObserverKult

Lexo edhe:


ARBEN DUKA: KËTU PO MASHTROVE, QUHESH BURRË I NDERSHËM!