Arbër Ahmetaj: Nuk më besojnë, e dashur… dhe s’kanë faj…

arbër ahmetaj

“Për ty do ringjallem” poezi nga Arbër Ahmetaj

Nuk më besojnë, e dashur!
Dhe s’kanë faj.
Më nisën në varreza me një turmë dëshmitarësh;
I vde kur është! – u betuan të gjithë,
por te varri e lanë një togë
ushtarësh.

S’duhet të ngrihet, kurrsesi!
Urdhër i prerë!
Bie shi,
nën tokë.
Fryn erë!

Veç Ai është ringjallur!

Ti je shumësi i dashurive të mia!
S’më lejohet të ngrihem,
edhe njëherë me të puth.
Do rrija i qetë pastaj!
Në paqe me ushtarët e zymtë,
si kalë i harruar mes mjegullës,
në fushë.

Veç i kryqë zuari është ringjallur!
Dogma zhbëhet përndryshe.

Mëngjesi më gjen në krahët e tu.
Ushtarët të gurëzuar,
kukasin si qyqe.

Se janë varrosur qytetërime e poetë.
Edhe birra “Guinness” do harrohet një ditë.
Vde kja e kjo togë ushtarësh
kadetë,
s’më ndalin dot,
pa t’puthur e
pikë!

ObserverKult

Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA ARBËR AHMETAJ

Cikli i këngëve legjendare ose Cikli i Kreshnikëve!

Ky monument kulturor i shqiptarëve por jo veç i tyre, huazuar apo plotësuar prej tjerëve, është ndër tekstet më të bukura poetike e filozofike, që një lexues i pasionuar duhet ta ketë lexuar. Në atë numër variabël këngësh gjenden heronjtë, kategoritë morale më të kristalizuara, dramat e tragjeditë më rrëqethëse, lirizmi më prekës dhe ndjeshmëritë më të bukura të shpirtit njerëzor. Gjenden dashuri që lypin sakrifica mbinjerëzore për t’u realizuar, urrejtje e hakmarrje që rrafshojnë bjeshkë e kështjella, gjenden forma kuvendimi e hapjeje shoqërore, përpjekje për zgjidhje diplomatike konfliktesh e konflikte që shkaktojnë përplasje të përgjakshme, të fundbotshme. Natyra është personazh i plotë: Me përroje, më male, me ortiqe, me diell, me hanë, me borë, me pyje, me gjithçka që zoti apo natyra i ka dhuruar njeriut si skenë, në të cilën ai është thirrur të luajë dramën e jetës, së tij.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU