Këngë që s’harrohet/ “O yll i bukur” interpretuar nga Ardian Trebicka

Yll i bukur nga Ardian Trebicka

Sa i pasur është folklori ynë, shohim edhe tek këngët, të cilat të kënaqin me temat, motivet dhe idetë që paraqesin.

Kësaj radhe ObserverKult ua sjell këngën “O Ylli i bukur”, ( O ijll i bukur), një baladë e vjetër që sipas të dhënave vjen e trashëguar ndër breza nga arbëreshët.

Kënga “O yll i bukur” vjen në variant këndimi nga Ardian Trebicka.

O yll i bukur, o yll i bukur, o yll i bukur që nuk gjendesh
O yll të thonë, o yll të thonë, o yll të thonë, diell ti je.

Se ka njeri, se ka njeri, se ka njeri bukurinë tënde
Me asnjeri, me asnjeri, me asnjeri të ngjarë ke.

Ti manushaqe, ti manushaqe, ti manushaqe erë mirë
Më vjen aroma, më vjen aroma, më vjen aroma duke shkuar

Po ku je ti, po ku je ti, po ku je ti më bëhet dritë
O zemra ime, o zemra ime, o zemra ime je ti vetë.

Edhe dimrin do ta bëj verë, vetëm për një verë të të jetoj
Dhe kur ti të jesh larg meje, me kujtimin e një vere
Me kujtimin e një vere, do të rroj.

____

Ardian Trebicka ka studiuar për kanto. Njihet për përzgjedhjen aq me finesë të këngëve të përfshira në opusin e tij.

Përgatiti B.A/ ObserverKult

Lexo edhe:

ARDIAN TREBICKA: EJA SE MË ZURI MALLI… (TEKSTI DHE KËNGA)