Ardit Gjebrea: Flas me hënën…(teksti dhe kënga)

Teksti – Timo Flloko
Muzika – Shpetim Saraçi

Flas me hënën…i vetëm
Të kam pritur sa netë
M’i trego ti gjithë të fshehtat
Por, ajo vetëm hesht (!)…

M’a verbove ti natën
Dhe u trete ngadalë…
M’i rrëmbeve të gjithë ëndrrat
Dhe zhgënjimin e le pas.

Një rreze nga larg
Më prek…drithëri…
Në botë erdhi hëna…
E plotë në magji!

E shtangur njerëzia
E sheh me zili
Tek endet e praruar
Atje në pafundësi?!…

S’e di, s’e kuptoj
Cfarë ndodh në këtë jetë
Dashuron vallë njeriu
A jeton përmbi retë?!…

Mos luaj me hënën
Ajo të gënjen
Vetëm gjysmën e saj ta fal
Dhe tjetrën ta fsheh!…

Ta fsheh, nuk ta fal
Dhe prapë luan…ajo të gënjen

Flas me hënën… i vetëm…

Sa herë ty s’të shoh
Nuk ndrin lart në qiell
Me jep ti sa dhimbje
Trishtimin më sjell…